Sërish kërcënim me bombë, evakuohet aeroporti i Bazelit

20.10.2023

Një ditë më parë, një kërcënim për bombë ka shkaktuar një ndërprerje në operacionet e aeroportit për rreth gjashtë orë. Euroaeroporti Basel-Mulhouse është evakuuar sërish për shkak të një alarmi për kërcënim me bombë.Për arsye sigurie, terminali është dashur të zbrazet dhe aktualisht është i mbyllur, shkruan Euroairport në faqen e internetit, transmeton albinfo.ch. Disa […]

Sërish kërcënim me bombë, evakuohet aeroporti i Bazelit

Një ditë më parë, një kërcënim për bombë ka shkaktuar një ndërprerje në operacionet e aeroportit për rreth gjashtë orë.

Euroaeroporti Basel-Mulhouse është evakuuar sërish për shkak të një alarmi për kërcënim me bombë.
Për arsye sigurie, terminali është dashur të zbrazet dhe aktualisht është i mbyllur, shkruan Euroairport në faqen e internetit, transmeton albinfo.ch.

Disa fluturime për në Bazel janë anuluar ose janë devijuar.

Sipas autoriteteve franceze, (pasi Euroaeroprti ndodhet në territorin francez) pasagjerët dhe punonjësit e kompanive ajrore dhe të aeroportit janë evakuuar sot, në orët e pasdites. Siç raportuan në X (ish Twitter), bëhet fjalë për kërcënim me bombë.

Pasagjerëve u kërkohet të kontaktojnë kompaninë e tyre ajrore për informacione rreth fluturimit të tyre, shkruan Euroairport në faqen e internetit.

Një ditë më parë, një kërcënim për bombë ka shkaktuar një ndërprerje në operacionet e aeroportit për rreth gjashtë orë. Pasagjerët janë transportuar larg vendit me autobus, shkruan srf.ch. Ishte një alarm i rremë.

Gjithsej 14 aeroporte franceze kishin marrë kërcënime për sulm të enjten në mëngjes, transmeton albinfo.ch. Të paktën 11 aeroporte u evakuuan në përgjigje të këtyre kërcënimeve me bomba, raportoi agjencia e lajmeve AFP. Aeroportet e Montpellier, Nantes, Bordeaux dhe Lille janë prekur veçanërisht.

Etiketat