Zgjedhjet 2025, mbyllet qendra e votimit në gjimnazin “Jeta e Re”

01.11.2024

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Suharekë ka mbajtur një takim informues me përfaqësues të subjekteve politike, organizata joqeveritare (OJQ).

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe ndryshimet e bëra në legjislacionin zgjedhor.

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Suharekë informon të gjithë votuesit e qytetit të Suharekës se për zgjedhjet e ardhshme janë bërë disa ndryshime në qendrat e votimit:

  1. Mbyllet qendra e votimit në gjimnazin “Jeta e Re”.
  2. Hapen dy qendra të reja votimi në shkollat fillore “7 Marsi” dhe “Shkëndija”.
  3. Shkolla e mesme teknike “ Skënder Luarasi” do të jetë qendra më e madhe e votimit në qytet.

Ky riorganizim është bërë për të lehtësuar qasjen e votuesve në qendra të votimit dhe për të shmangur mbingarkesën.

Ju mund ta shikoni qendrën tuaj të votimin në këtë LINK.