Vraniq, Enver Hoxhaj viziton familjen e heronjve Zaim dhe Reshat Muqa

08.12.2024

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar familjen e dëshmorëve të kombit, Zaim dhe Reshat Muqa në Vraniq të Suharekës.

Vraniq, Enver Hoxhaj viziton familjen e heronjve Zaim dhe Reshat Muqa Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj vizite, Hoxhaj ka pasur një takim me veteranët e luftës së UÇK-së nga ky fshat, ku ka folur për rëndësinë e trashëgimisë së tyre dhe për rolin e tyre në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj ka shkruar se është nderuar të jetë në familjen e heronjve të kombit, Zaim dhe Reshat Muqa.

“Në Vraniq të Suharekës, në familjen e dëshmorëve të kombit, Zaim dhe Reshat Muqa. Një bashkëbisedim i sinqertë me veteranët e luftës së UÇK-së për rolin e tyre në çlirimin e vendit dhe për detyrat që kemi sot për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,” ka shkruar Hoxhaj.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More