Urim Suka nga LDK kandidat për deputet në zgjedhjet 9 shkurtit 2025

17.09.2024

Asambleisti nga radhët e LDK-së në Suharekë, Urim Suka, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Kjo është bërë e ditur nga vet Suka, i cili ditë më parë përmes një shkrimi ka njoftuar se ka marrë mbështetjen e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, anëtarëve të kryesisë së degës së LDK-së, që të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit.

“Kjo mbështetje vjen pas një angazhimi të gjatë e të vazhdueshëm në mbrojtje të interesit të përgjithshëm qytetar e vlerave demokratike kudo në qytetin tonë.

Ky besim dhe kjo mundësi është vlerësim për mua dhe rolin tim të deritanishëm. Këtë besim e vlerësim tuajin do vazhdoj ta ruaj e kultivoj në vazhdimësi. Vlerat tona qytetare janë ato që na bashkojnë e na forcojnë lidhjen tonë të përhershme. Këto vlera janë rruga ime, është angazhimi im ditor për ruajtjen dhe kultivimin e tyre në vazhdimësi.

Të dashur qytetarë, unë jam i vetëdijëshëm për zhgënjimin e madh që ju keni te politika dhe politikanët, por përkundër kësaj, janë po ata që vendosin për të gjithë ne dhe rrugë tjetër nuk kemi. Andaj kërkoj mbështetjen tuaj me votë për të filluar një rrugëtim të ri për vendit tonë në përgjithësi.

Qytetarë të nderur të Therandës e jo vetëm, ju që jeni pran meje në ditë të vështira e të mira, ju që keni përcjell e pëlqyer aktivitetet e mia, ju që më kritikoni sepse kërkoni edhe më shumë nga unë, ju ftoj të bëhemi bashkë në këtë rrugëtim të ri, sepse sot më shumë se dje kam nevojë për mbështetjen tuaj. Gjithashtu ju ftoj të flisni me të gjithë miqtë tuaj. Tregoni atyre për angazhimet e mia, tregoni për vendosmërinë e këmbënguljen time për t’ju përfaqësuar ashtu siç ju meritoni dhe në fund kërkoni mbështetjen për mua në këto zgjedhje.

Të dashur familjarë, miq, shokë e mërgimtarë, qytetarë të Therandës e jo vetëm, ju ftoj që të bëhemi të gjithë bashkë pjesë e këtij angazhimi të ri i cili mundëson që unë të jem zëri juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës” ka shkruar Suka.