Selman Kolgeci: LDK-ja ofron shpresë për zhvillim në Peqan
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selman Kolgeci, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Peqan.
Gjatë këtij takimi, Kolgeci ka theksuar rëndësinë e programit të LDK-së për zhvillimin e komunitetit të Peqanit dhe të Kosovës në tërësi.
Në një postim në rrjetet sociale, Kolgeci ka shkruar: “Sot takuam banorët e fshatit Peqan. Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës na e dha mundësinë për një dialog të hapur dhe të drejtpërdrejtë mes meje si kandidat për deputet dhe banorëve të këtij fshati, sepse ky program i punar deri në detajin më të vogël paraqet shpresën e vetme për banorët e këtij fshati, duke ofruar mundësi zhvillimi, investime të shumta dhe mbështetje të vazhdueshme për penzionist, asistencë sociale, rini, e arsim.”
Kolgeci ka theksuar se LDK-ja është e përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke u fokusuar veçanërisht në zhvillimin e zonave rurale siç është Peqani.
“Ne besojmë se vetëm me një qeverisje të përgjegjshme mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Peqanin, qytetin tonë Suharekën dhe tërë Kosovën,” ka shtuar ai.
Gjatë takimit, Kolgeci ka dëgjuar drejtpërdrejt shqetësimet e banorëve të Peqanit dhe ka premtuar se do të angazhohet për t’i zgjidhur ato.