PDK merr përkrahje në Bukosh, banorët premtojnë votë për Hamzën
16.01.2025
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdon fushatën elektorale nëpër vend, dhe sot radhën e ka pasur fshati Bukosh.
Sipas një njoftimi të degës së PDK-së në Suharekë, banorët e këtij fshati i kanë mirëpritur me entuziazëm kandidatët e partisë dhe kanë shprehur mbështetje të fortë për platformën e Kryeministrit Bedri Hamza, “Kosova mundet më mirë”.
Në postimet në rrjetet sociale, PDK-ja e Suharekës ka theksuar se Bukoshi do të votojë për “Ma Mirë”, duke iu referuar sloganit të fushatës së tyre. Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, si dhe kandidatët tjerë të listës së PDK-së për Kuvendin e Kosovës, janë përmendur në këto postime, duke u shoqëruar me hashtagje që nënvizojnë ambicjet e tyre për fitore në zgjedhje.