PDK-ja vazhdon fushatën në teren: Mbështetje e madhe në Dubravë e Sallagrazhdë

17.01.2025

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdon të jetë e angazhuar në fushatën elektorale në të gjithë vendin.

PDK-ja vazhdon fushatën në teren: Mbështetje e madhe në Dubravë e Sallagrazhdë

Sot, kryetari i degës së PDK-së në Suharekë së bashku me kandidatët e tjerë për deputetë, kanë vizituar Nëndegën Dubravë-Sallagrazhdë ku kanë marrë një pritje të ngrohtë nga banorët.

Në një postim në rrjetet sociale, degë e PDK-së në Suharekë ka shkruar: “Sot ishim në Nëndegën Dubravë-Sallagrazhdë! Kryeministri Bedri Hamza dhe kandidatët tanë për deputetë morën mbështetje të madhe për t’a bërë Kosovën #Mamirë. Dhe bashkë, do t’a bëjmë Kosovën më të mirë!”

Ky takim i ngushtë me qytetarët ka shërbyer për të forcuar lidhjet midis partisë dhe bazës së saj elektorale. Kryeministri Hamza dhe kandidatët e tjerë kanë pasur mundësinë të dëgjojnë drejtpërdrejt shqetësimet e qytetarëve dhe të prezantojnë programin e PDK-së për të ardhmen e vendit.

Etiketat

Ofertat e fundit