Numërimi i 43 kutive nga 87, Reshat Selimaj më i votuari nga LVV
Në qendrën e numërimit në Suharekë, pas përfundimit të 43 kutive nga gjithsej 87, që përbën rreth 49,43% të numërimit total, pa përfshirë ende votat me kusht dhe ato të diasporës, kandidati i Lëvizjes Vetvendosje, Reshat Selimaj, deri më tani po del të jetë më i votuari.
Sipas të dhënave preliminare nga ky proces, nga Lëvizja Vetëvendosje në Suharekë garës për Asamble Komunale po i prin Reshat Selimaj me 207 vota, pas tij i dyti renditet Jemin Zeqiri me 198 vota, i pasuar nga Liridon Fandaj me 170 dhe Qëndrim Elshani me 163 vota, shkruan SuharekaOnline.
Në tabelën e më poshtme SuharekaOnline ka paraqitur dhe renditur 10 kandidatet më të votuar nga ky subjekt politik:
| Subjekti Politik | Kandidati për Kuvend Komunal | Vota |
| LVV | Reshat Selimaj | 207 |
| LVV | Jemin Zeqiri | 198 |
| LVV | Liridon Fandaj | 170 |
| LVV | Qëndrim Elshani | 163 |
| LVV | Laureta Tafaj | 113 |
| LVV | Xheni Daka | 110 |
| LVV | Arsim Muqa | 84 |
| LVV | Arbër Aliaj | 80 |
| LVV | Bekim Hoxha | 79 |
Procesi i numërimit në Suharekë po vazhdon me ritëm të rregullt në qendrën e numërimit, ku janë angazhuar dhjetë tavolina me nga katër komisionerë dhe me praninë e vëzhguesve të subjekteve politike.
Rezultatet e deritanishme janë vetëm pjesë e parë e procesit të gjatë të verifikimit dhe pritet që me përfshirjen e votave të mbetura — përfshirë ato të diasporës dhe me kusht — mund të ketë ndryshime në renditjen përfundimtare të kandidatëve.