LVV
PDK
LDK
AAK

Malishevë, sekretari u shfaq në video me qytetarin i cili preu kartelën e anëtarësisë së LVV-së, PDK gjobitet me 2 mijë euro

para 25 dite

Më datë 15.01.2025, PZAP-i, e njoftoi subjektin politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ankesën e paraqitur kundër tyre nga Lëvizja Vetëvendosje, duke i dërguar kërkesë për përgjigje deri me 16.01.2025 në ora 12:00.

Malishevë, sekretari u shfaq në video me qytetarin i cili preu kartelën e anëtarësisë së LVV-së, PDK gjobitet me 2 mijë euro


Në përgjigje në ankesë të paraqitur me datë 16.01.2025, subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kundërshtuar pretendimin e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje me arsyetimin se pretendimet ankimore të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje kundrejt subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës për shkelje të nenit 34 par.1.11 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të Kosovës në të cilin shprehimisht përcaktohet: “Përdorimi i gjuhës së urrejtjes, ne formën e shkruar ose gojore, qe nxit ose provokon, ose që mund të nxisë ose provokojë, një person tjetër për të kryer një akt të dhunës kundër personave tjera ose pasurisë, ose e cila nxit apo mund të nxis urrejtje kundrejt të tjerëve, ose duke publikuar ose përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo lloj materiali tjetër që ka ose mund të ketë ndikim të tillë “janë të pabazuara.

Me tutje në përgjigjen në ankesë subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës thekson se pretendimet për shkelje të dispozitës ligjore të lartcekur, më veprimet e Partisë Demokratike të Kosovës, nuk mund të konsumohen në asnjë nga elementet e kësaj dispozite ligjore sepse veprimet e këtij subjekti politik kanë qenë në harmoni me dispozitat ligjore, nuk është përdorur gjuhë e urrejtjes, nuk ka pasur provokim, nxitje për akte të dhunës apo formave tjera të ndaluara me Ligjin për Zgjedhje, dhe se veprimet e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, kane qenë në harmoni me nenin 3 par.1 të Ligjit për Zgjedhje.

Subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës po ashtu ka theksuar se meqenëse asnjë veprim i subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës nuk bie ndesh me nenin 34 të LPZ- së, kërkojmë nga PZAP që ankesën e palës ankuese subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje ta refuzojë në tërësi si të pabazuar.
Paneli, pasi që shqyrtoj të gjitha shkresat e lëndës gjeti se:

Paneli, pas shikimit të postimit të ofruar si provë materiale e cili është publikuar në rrjetin social facebook shihet qartë se Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike në Malishevë Ruzhdi Kryeziu, me qëllim të etiketimit të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje dhe promovimit të subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës PDK, ka nxitur urrejtjen ndaj subjektit politik LVV, në atë mënyrë që përmes disa veprimeve të shfaqura në një video në rrjetin social ne facebook ku i njëjti bashkë me një qytetar tjetër i cili gjatë aderimit të tij në subjektin politik Partia Demokratike e Kosovës, shihet në video duke prere me gërshërë kartelën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje dhe i njëjti deklaron “nga sot kthehemi te shtëpia e vjetër, aty ku i kemi rrënjët tona të para dhe nga sot e shkatërrojmë kartelën e popullistave (që i referohet kartelës së subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje)” me cilin veprim ka përdorur gjuhën e urrejtjes, e cila gjuhë e përdorur është konstatuar edhe përmes videos të publikuar në rrjetin social facebook.

Etiketat

Ofertat e fundit