KKZ vazhdon trajnimet në qendrat e votimit në Suharekë

07.10.2025

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, Këshilli Komunal i Zgjedhjeve në Suharekë ka vazhduar me procesin e trajnimeve për anëtarët e këshillave të vendvotimeve.

Ky proces është pjesë e planit të KQZ-së për garantimin e një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe profesional në çdo fazë të tij.

Sot, trajnimet janë mbajtur për anëtarët e këshillave të vendvotimeve të këtyre qendrave:

– SH.F.M.U. “Kongresi i Manastirit” (nr. 2418), Studençan

– SH.F.M.U. “Naum Veqilharxhi” (nr. 2434), Stravuqinë

– SH.F.M.U. “Dituria” (nr. 2419), Samadraxhë

– SH.F.M.U. “Hasan Prishtina” (nr. 2422), Semetisht

Ndërsa nesër, më 8 tetor 2025, do të vazhdojë faza e dytë e trajnimeve për qendrat tjera të votimit, përfshirë:

– SH.F.M.U. “Dëshmorët e Tivarit” (nr. 2423), Peqan

– SH.F.M.U. “Xhavit Sylaj” (nr. 2424), Sllapuzhan

– SH.F.M.U. “17 Shkurti” (nr. 2433), Shirokë

– SH.F.M.U. “Sadri Dula” (nr. 2425), Duhël

– SH.F.M.U. “Ramë Bllaca” (nr. 2427), Bllacë

Qëllimi i këtyre trajnimeve është që anëtarët e këshillave të jenë të përgatitur në mënyrë të plotë për menaxhimin e ditës së votimit, respektimin e procedurave ligjore, administrimin e materialit zgjedhor dhe sigurimin e një procesi të drejtë për çdo qytetar që ushtron të drejtën e votës.

Procesi i trajnimeve pritet të përfundojë brenda kësaj jave, në mënyrë që të gjitha qendrat e votimit në territorin e Komunës së Suharekës të jenë gati për ditën e zgjedhjeve.