Haradinaj: Suhareka, model për të gjithë vendin
Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka ndarë pamje nga tubimi promovues i mbajtur të enjten në Suharekë.
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka vizituar komunën e Suharekës ku është pritur me entuziazëm. Pas takimit me banorët, Haradinaj ka shprehur admirimin e tij për qeverisjen lokale të Suharekës, duke e cilësuar atë si një model që duhet të ndiqet në të gjithë vendin.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka shkruar: “Atmosferë e jashtëzakonshme dhe pritje e ngrohtë në Suharekën kampione të qeverisjes. Është koha që së bashku që qeverisjen shembullore të Suharekës ta shtrijmë në gjithë vendin për ndryshimin e nevojshëm, për Kosovën Fituese.”
Haradinaj ka theksuar se Suhareka ka arritur të bëjë përparime të mëdha në shumë fusha, duke u bërë një shembull i mirë për të gjitha komunat e tjera në vend. Ai ka premtuar se nëse zgjidhet kryeministër, do të punojë për të shtrirë këtë model të qeverisjes në të gjithë Kosovën.