Hamza në Kamenicë: 6 miliardë euro investime dhe rritje e pensioneve

24.01.2025

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka vizituar komunën e Kamenicës ku ka zhvilluar një tubim elektoral.

Hamza në Kamenicë: 6 miliardë euro investime dhe rritje e pensioneve Foto: Ilustrim

Gjatë fjalimit të tij, Hamza ka prezantuar vizionin e tij për zhvillim ekonomik dhe social të vendit, duke premtuar investime të mëdha dhe përmirësim të kushteve të jetesës së qytetarëve.

Një nga premtimet kryesore të Hamzës ishte ai për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. “Vizioni ynë paraqet zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për të gjitha bizneset”, tha Hamza, duke shtuar se qeveria e ardhshme e PDK-së do të investojë 6 miliardë euro në projekte kapitale në katër vitet e ardhshme.

Përveç zhvillimit ekonomik, Hamza u fokusua edhe në çështjet sociale, duke premtuar rritje të pensioneve dhe mbështetje për të gjitha kategoritë e dala nga lufta. “Pensionet bazike do të rriten për 70%”, tha ai, duke theksuar se invalidët veteranë të luftës do të kenë të drejtë të punojnë pa u ndalur pensioni.

Një tjetër prioritet i qeverisjes së ardhshme sipas Hamzës do të jetë sistemi i shëndetësisë. Ai premtoi dyfishimin e buxhetit për barna në 150 milionë euro në vit dhe funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore. Gjithashtu, Hamza u zotua për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

Duke iu drejtuar mbështetësve të tij, Hamza i ftoi ata të votojnë për PDK-në, duke theksuar se vetëm kështu mund të realizohen këto premtime.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More