Dardan Berisha: Në vitin 2021 Ardian Shala mu ka lutur dy javë për koalicion

22.09.2025

Në debatin e sotëm të organizuar nga RTK, ku morën pjesë kandidatët për kryetar të Komunës së Suharekës, pati replika të ashpra mes rivalëve politikë.

Në fjalën e tij, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dardan Berisha, ka deklaruar se në vitin 2021 kishte marrë ofertë për bashkëpunim nga kandidati i atëhershëm për kryetar, Ardian Shala.

“Dy javë radhqzi në zgjedhjet e të vitit 2021, Ardian Shala mu ka lutur për koalicion”, u shpreh Berisha gjatë debatit.

Ky deklarim ka ngjallur reagime në sallë dhe është pritur me interes nga publiku, pasi sjell në pah prapaskenat e zgjedhjeve të kaluara dhe marrëdhëniet mes figurave politike në Suharekë.

Debati në RTK po zhvillohet mes kandidatëve kryesorë për të udhëhequr komunën, ku përveç programeve, nuk mungojnë edhe akuzat dhe replikat e ndërsjella.