Bedri Hamza premton deri në 30% subvencionim të investimeve për sektorin privat

para 43 dite

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka prezantuar një program të detajuar për mbështetjen e sektorit privat në Kosovë.

Bedri Hamza premton deri në 30% subvencionim të investimeve për sektorin privat

Sipas tij, një nga masat kryesore do të jetë ofrimi i subvencioneve dhe granteve që mbulojnë deri në 30% të shumës totale të investimit.

“Ne do të krijojmë një mjedis të favorshëm për bizneset, duke ofruar subvencione dhe grante që arrijnë deri në 30% të vlerës së investimeve. Kjo do të nxisë rritjen e bizneseve ekzistuese dhe do të inkurajojë krijimin e bizneseve të reja,” tha Hamza në një tubim elektoral.

Por, Hamza nuk u ndal vetëm te mbështetja për bizneset. Ai theksoi se një pjesë e rëndësishme e këtij programi do të jetë edhe rritja e pagave të punëtorëve. “Pagat e dinjitetshme janë çelësi për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë. Duke rritur pagat, ne po i njohim vlerën punëtorëve tanë dhe po kontribuojmë në rritjen e fuqisë blerëse,” shtoi ai.

Etiketat

Ofertat e fundit