Vazhdon mbështetja për Florim Kryeziun, takohet me Enver Idrizin

30.01.2021

Kandidati për deputet në Kuvendin e ri të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Florim Kryeziu edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar me takimet me qytetarët si çdo ditë tjetër. Kryeziu përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë është takuar me karateistin, Enver […]

Vazhdon mbështetja për Florim Kryeziun, takohet me Enver Idrizin Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet në Kuvendin e ri të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Florim Kryeziu edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar me takimet me qytetarët si çdo ditë tjetër.

Kryeziu përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë është takuar me karateistin, Enver Idrizi, ku edhe ka njoftuar se me të i bashkon sporti.

Kandidati për deputetë nga radhët e PDK-së, Florim Kryeziu në facebook ka shkruar “Drek me kampionin, sporti na bashkon”.

Gjithashtu, Kryeziu gjatë ditës së sotme ka takuar edhe disa nga banorët e fshatit Dubravë ku ka njoftuar se po merr mbështetje të vazhdueshme.