Vataj: Do të jem përkrah mërgimtarëve të cilët dëshirojnë të kontribojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit

  • 08.02.2021
Vataj: Do të jem përkrah mërgimtarëve të cilët dëshirojnë të kontribojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, Ramë Vataj i cili mbanë numrin 25 në listën e kësaj partie ka falenderuar të gjithë mërgimtarët që e kanë votuar në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Vataj përmes një postimi në facebook ka thënë se nëse vota e mërgimtarëve ia mundëson të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës ai do të angazhohet për ta.

Ai gjithashtu është zotuar se do të jetë përkrahë mërgimtarëve të cilët dëshirojnë të kthehen dhe të kontribojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tonë, qoftë si intelektual, qoftë si njerëz të biznesit.


Shkrimi i plotë:

Të dashur dhe të nderuar bashkëatdhetarë, ju falenderoj përzemërsisht, veçanërisht të gjithë ata që më kanë votuar (edhe ata që nuk më kane votuar), për pjesëmarrjen tuaj në këtë proces të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Falënderim të veçantë për të gjitha shtabet e votimeve që u organizuan, ndihmuan dhe orientuan mërgimtarët në pjesëmarrjen e tyre në votime.

Nese vota juaj ma mundëson që të jem deputet i Kuvendit të Kosovës, do të mundohem që mëgimtarët (pjesë e të cilës isha edhe unë përderisa i kam përfunduar studimet e masterit dhe doktoraturës), të mos ndihen të huaj në atdheun e tyre të dashur.

Do të jem përkrah të gjithë atyre që dëshirojnë të kthehen dhe të kontribojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tonë, qoftë si intelektual, qoftë si njerëz të biznesit.

Na priftë e mbara!

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë