Sondazh i ri i PIPOS: Vetëvendosje e para me 41,60 % të votave
Sondazhi më i ri i PIPOS, që u prezantua ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës, e nxjerr sërish Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit me 41,60 % të votave. Nëse ky rezultat krahasohet me atë të sondazhit të kaluar, që poashtu u prezantua në Klan Kosova, del që Lëvizja Vetëvendosje ka rritje prej […]
Sondazhi më i ri i PIPOS, që u prezantua ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës, e nxjerr sërish Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit me 41,60 % të votave.
Nëse ky rezultat krahasohet me atë të sondazhit të kaluar, që poashtu u prezantua në Klan Kosova, del që Lëvizja Vetëvendosje ka rritje prej 0,5 %.
Në këtë sondazh të realizuar nga PIPOS, PDK-ja ka dalë sërish e dyta me 20,10 %. Megjithatë kjo parti ka rënie prej 0,7 % pasi në sondazhin e parë, rreth një javë më parë, kishte rezultat prej 20,80 %.
Një nga të dhënat interesante të këtij sondazhi është lëvizja e LDK-së në shtatë ditë, e radhitur si e treta, e cila ka rritje prej 0,6 % për një javë.

Në sondazhin e parë të PIPOS, LDK-ja kishte 15,70 % derisa në atë të fundit ka rritje në 16,3 %.
Në këto parashikime, AAK-ja ka shënuar rënie prej 1,1 % që është lëvizja më e madhe e shënuar nga të gjitha partitë politike. Kjo parti ka rënë në 7,50 % nga 8,60 %.