Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP shqipton gjoba për LDK-në, PDK-në dhe AAK-në

08.02.2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka shqyrtuar 9 ankesa të paraqitura në këtë institucion që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore. Sipas PZAP-it nga këto ankesa 8 kanë pasur të bëjnë me fushatën zgjedhore kurse një ka qenë për mos emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit. “Prej 8 ankesave të vendosura, PZAP- […]

Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP shqipton gjoba për LDK-në, PDK-në dhe AAK-në Foto: Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka shqyrtuar 9 ankesa të paraqitura në këtë institucion që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.

Sipas PZAP-it nga këto ankesa 8 kanë pasur të bëjnë me fushatën zgjedhore kurse një ka qenë për mos emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit.

“Prej 8 ankesave të vendosura, PZAP- i ka Pranuar të bazuara 6 ankesa ndërsa 2 ankesa i ka refuzuar të pabazuara:
AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 10,7000.00 euro,
LDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 4,000.00 euro,
PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 4,000.00 euro,
Gjithsejte janë shqiptuar gjoba në shumë prej 16,7000.00 euro”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Po ashtu ky institucion ka bërë të ditur se natyra e ankesave kryesisht ishte për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

  1. Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjate fushatës zgjedhore
  2. Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike
  3. Përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës
  4. Vendosja e posterave ne rruge publike