Ramë Vataj merr mbështetje të madhe nga bashkëvendësit e tij në Sallagrazhdë dhe Dubravë

08.02.2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dega Suharekë, Ramë Vataj njëherit edhe kandidati për deputet, po merr mbështetje të madhe të qytetarëve gjatë takimeve të shumta që ai po mban me qytetarë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Vataj i cili mban numrin #25 në listën e kandidatëve për deputet nga PDK, është duke vazhduar aktivitetet fuqishëm […]

Ramë Vataj merr mbështetje të madhe nga bashkëvendësit e tij në Sallagrazhdë dhe Dubravë Foto: Ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dega Suharekë, Ramë Vataj njëherit edhe kandidati për deputet, po merr mbështetje të madhe të qytetarëve gjatë takimeve të shumta që ai po mban me qytetarë në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Vataj i cili mban numrin #25 në listën e kandidatëve për deputet nga PDK, është duke vazhduar aktivitetet fuqishëm për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në vazhdën e aktiviteteve, Vataj ka vizituar bashkëvendësit e tij në fshatin Sallagrazhdë dhe banorët e fshatit Dubravë, ku edhe ka marrur mbështetje të fuqishme për kandidaturën e tij për deputet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Vataj ka marrur mbështetje të madhe nga banorët e këtyre dy fshatrave për t’i përfaqësuar denjësisht në Parlamentin e Kosovës.

Po ashtu Vataj në këtë takim u ka bërë thirrje bashkëvendësve ta mbështesin kandidatin për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Enver Hoxhajn.

Postimi i plotë i kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së dega Suharekë, Ramë Vataj:

Sot mora mbështetje të madhe nga bashkëvedësit e mi në Sallagrazhdë dhe Dubravë për t’i përfaqësuar denjësisht në Parlamentin e Kosovës.

Në këtë takim u bëra thirrje bashkëvendësve ta mbështesin kandidatin për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, birin e Therandës z. Enver Hoxhajn.

Voto PDK 134, Voto Enver Hoxhaj 1, Voto Ramë Vataj 25