Osmani e Kurti: U vërtetua se zgjedhjet ishin referendum
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me u.d së presidentës, Vjosa Osmani pas rezultateve preliminare kanë mbajtur një konferencë për media. Vjosa Osmani në fjalën e saj ndër tjerash ka thënë se janë të vetëdijshëm për besimin dhe përgjegjësinë që kanë marr nga qytetarët. “Ky nuk është mandat për hakmarrje por mandat për […]
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me u.d së presidentës, Vjosa Osmani pas rezultateve preliminare kanë mbajtur një konferencë për media.
Vjosa Osmani në fjalën e saj ndër tjerash ka thënë se janë të vetëdijshëm për besimin dhe përgjegjësinë që kanë marr nga qytetarët.
“Ky nuk është mandat për hakmarrje por mandat për punë e barazi. Kjo qeveri do të jetë zëri i qytetarëve”, tha ajo.
Sot ju bë e qartë çdo kujt që vendos interesant personale para shtetit qytetarët e ndëshkojnë.
Ajo ka thënë se misioni i tyre mbetet fuqizimi i sovranitetit anëtarësimi në institucione euro-atlantike dhe miqësia me ShBA-të.
Ndërsa, Albin Kurti ka thënë se pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit iu është drejtuar mbështetësve me një fjalim.
Kurti ka thënë se u vërtetua se zgjedhjet ishin një referendum për drejtësi.
“Ky referendum për drejtësi e punë dhe kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, tha ai.
I pari i LVV-së ka falënderuar aktivistët dhe komisionarët për menaxhimin e mirë të procesit zgjedhor.
Ai ka falënderuar në veçanti edhe diasporën të cilët kanë ardhur për të votuar.
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e LVV-së ka falënderuar edhe oponentët politikë për garë fer.
“Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi”, tha ndër të tjera Albin Kurti.