LVV: Vitia ndau dje entuziazmin dhe bindjen që fitorja me +61 deputetë po afron

09.02.2021

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidatët e tjerë për deputetë nga ky subjekt politik, po i vazhdojnë aktivitet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kurti është duke i vazhduar tubimet elektorale në gjitha komunat e Kosovës. Kurti së […]

LVV: Vitia ndau dje entuziazmin dhe bindjen që fitorja me +61 deputetë po afron Foto: Ilustrim

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidatët e tjerë për deputetë nga ky subjekt politik, po i vazhdojnë aktivitet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kurti është duke i vazhduar tubimet elektorale në gjitha komunat e Kosovës.

Kurti së bashku Osmanin kanë qëndruar dje në qytetin e Vitisë, ku morën pjesë edhe Rreze Duli, Njizai Isaku, Mirlinda Tishukaj Sadiku, Valon Ramadani, Donika Gërvalla dhe Ekrem Mustafa.

“Vitia ndau dje entuziazmin dhe bindjen që fitorja me +61 deputetë po afron. Sheshi i mbushur me qytetarë dhe ballkonet e dritaret me sy nga kryeministri, Albin Kurti, e presidentja, Vjosa Osmani, shoqëruan fjalët për ndryshimet që i dëshirojmë e do t’i realizojmë pas 14 shkurtit”, thuhet në postimin e LVV-së në Facebook.

“Me kandidatët për deputetë, Rreze Duli, Njizai Isaku, Mirlinda Tishukaj Sadiku, Valon Ramadani, Donika Gërvalla dhe Ekrem Mustafa, u tha se Krejt dhe Drejt duhet të angazhohemi për ta jetësuar qeverisjen e shumicës në këtë fundjavë #KrejtdheDrejt127“.