LVV: Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do jetë angazhimi ynë për një shtet demokratik

04.02.2021

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka vizituar mëngjesin e sotëm kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Përmes një postimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se së bashku me ambsadorin Abbott ishte edhe sekretari i dytë i ambasadës, Richard Le Vay, dhe shefi i misionit të ekspertëve që kanë ardhur në […]

LVV: Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do jetë angazhimi ynë për një shtet demokratik Foto: Ilustrim

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka vizituar mëngjesin e sotëm kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se së bashku me ambsadorin Abbott ishte edhe sekretari i dytë i ambasadës, Richard Le Vay, dhe shefi i misionit të ekspertëve që kanë ardhur në Kosovë për të monitoruar zgjedhjet e 14 shkurtit, Domenic Howell.

Sipas LVV-së temë e këtij takimi ishin zgjedhjet parlamentare që po afrojnë, mbarëvajtja e tyre dhe fushata e prioritetet e qeverisjes së këtij subjekti politik pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje në këtë takim ka theksuar se drejtësia e punësimi janë dy çështjet për të cilat do të angazhohen.

Po ashtu u theksua se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë në qendër të angazhimit të LVV-së për një shtet demokratik në shërbim të të gjithëve e pa dallim.

Me Ambasadorin, z. Abbott Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin u pajtuan t’i përparojmë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes dy shteteve.