Kurti: Të dalim masivisht në zgjedhje e të vendosim krejt për numrin 127, nuk duhet të lejojmë të përsëritet 25 marsi i vitit të kaluar

12.02.2021

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani po marshojnë shesheve të kryeqytetit në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Të shoqëruar nga një numër i madh i qytetarëve Kurti e Osmani, që në çdo takim ishin së bashku, kanë përfunduar marshi te objekti i Qeverisë, ku […]

Kurti: Të dalim masivisht në zgjedhje e të vendosim krejt për numrin 127, nuk duhet të lejojmë të përsëritet 25 marsi i vitit të kaluar Foto: Ilustrim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani po marshojnë shesheve të kryeqytetit në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të shoqëruar nga një numër i madh i qytetarëve Kurti e Osmani, që në çdo takim ishin së bashku, kanë përfunduar marshi te objekti i Qeverisë, ku edhe ishte vendosur një mbishkrim “Qeveria Kurti”.

Po ashtu në këtë tubim ka folur edhe Albin Kurti i cili ka thënë se ne do ta realizojmë programin tonë KREJT dhe DREJT.

“Pas 10ditë fushate të jashtëzakonshme në këtë situatë të pazakontë, pas qindra takimeve me ju nga çdo cep i Republikës, ndryshimi që keni kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër.

Këtë ndryshim e ka fuqizuar jashtëzakonisht shumë bashkëpunimi që kemi bërë: LVV dhe Lista Vjosa. Ne do ta realizojmë programin tonë KREJT dhe DREJT”, ka thënë ai.

Po ashtu Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë masivisht për këtë bashkim në mënyrë që të siguroj shumicën parlamentare dhe të mos lejohet të përsëritet 25 marsi i vitit të kaluar, kur u rrëzuar Qeveria në mes të pandemisë me koronaviurs.

“Për ta bërë ndryshimin duhet ta sigurojmë shumicën parlamentare të nevojshme sepse nuk duhet të lejojmë që të na përsëritet 25 marsi i vitit 2020 kur u rrëzua qeveria në kulmin e pandemisë në njërën anë dhe në kulmin e punëve të mira në anën tjetër. Këtë nuk do ta lejojmë. Të dalim masivisht në zgjedhje dhe të vendosim krejt për numrin 127”, ka thënë Kurti.