Kurti pas kandidimit për kryeministër: Marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi reciprocitet

14.01.2021

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit. Ndërsa në mbledhjen e 43-të me radhë të Këshillit të Përgjithshëm është propozuar si kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Në fjalën e tij Kurti tha se në marrëdhëniet me Serbinë, Kosova do të […]

Kurti pas kandidimit për kryeministër: Marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi reciprocitet Foto: Ilustrim

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit.

Ndërsa në mbledhjen e 43-të me radhë të Këshillit të Përgjithshëm është propozuar si kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Në fjalën e tij Kurti tha se në marrëdhëniet me Serbinë, Kosova do të aplikojë parimin e reciprocitetit.

“Marrëdhëniet me Serbisë do të ndërtohen mbi reciprocitet mbi bazën e të kaluarës së afërt që nuk është mbyllur, me gjetjen e personave të zhdukur dhe me ndjekje të kriminelëve të luftës”.

Po ashtu kryetari i VV-së ka thënë se me qeverinë e ardhshme marrëdhëniet me ShBA’në do të forcohen.

“Marrëdhëniet me ShBA’në në qeverinë tonë do të forcohen. Kosova e ka aleat të madh Amerikën dhe interesat tona janë të përbashkëta, forcimi i Ushtrisë dhe anëtarësimi në NATO mbesin prioritetet e qeverisë së ardhshme”, tha Kurti.

“Ndodhemi në një pikë të rëndësishme për Republikën, mendojeni dhe peshojeni mirë këtë moment. Gra e burra vajza e djem mërgimtarë dilni dhe votoni për një të ardhme me Lëvizjen Vetëvendosje. Fëmija i një bujku në Kaçanik duhet të ketë mundësi të barabartë sikur një fëmijë i një avokati në Prishtinë. Mërgata jonë më në fund do të marr rolin që i takon në shoqërinë tonë”, u shpreh Kurti.

Ndryshe gjatë konferencës të mbajtur sot në mes të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit është bërë e ditur se të shtunën e 16 janarit do të dorëzohet lista e kandidatëve.