Kurti në Obiliq: Presim t’i mbërrijmë mbi 61 deputet

05.02.2021

Në vazhdën e aktiviteteve të fushatës zgjedhore, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin gjatë ditës së sotme qëndruan në qytetin e Obiliqit. Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në këto zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. […]

Kurti në Obiliq: Presim t’i mbërrijmë mbi 61 deputet Foto: Ilustrim

Në vazhdën e aktiviteteve të fushatës zgjedhore, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin gjatë ditës së sotme qëndruan në qytetin e Obiliqit.

Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në këto zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Gjatë marshimit të tij së bashku me Osmanin, ai tha se për 15 minuta sa qytetarët shpenzojnë për të votuar do të rregullojnë jetën e tyre për 4 vjet.

“Presim t’i mbërrijë mbi 61 deputet. Do të vazhdojmë marshimin ndërkohë ju bisedoni me farefisin dhe u thoni se më një investim 15 minuta deri te shkolla do të ju qes në dritë për 4 vjet”, tha Kurti.

Kurse u.d e presidentes Vjosa Osmani tha se atyre që i kanë shkartuar dëme të mëdha vendit që nga pas lufta u ka ardhur fundi pas 14 shkurtit.