Kurti: Duam që Kosovës t’ia shtojmë zhvillimin e t’ia heqim mjerimin

11.02.2021

Në vazhdën e takime dje (e mërkurë), kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar qytetarët e Klinës. Në këtë tubim morën pjesë edhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidatët për deputetë, Shqipe Mehmeti Selimi, Xhafer Berisha, e Rozeta Hajdari. Gjatë këtij tubimi Kurti ka thënë se ne Kosovës duam që t’ia […]

Kurti: Duam që Kosovës t’ia shtojmë zhvillimin e t’ia heqim mjerimin Foto: Ilustrim

Në vazhdën e takime dje (e mërkurë), kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar qytetarët e Klinës.

Në këtë tubim morën pjesë edhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidatët për deputetë, Shqipe Mehmeti Selimi, Xhafer Berisha, e Rozeta Hajdari.

Gjatë këtij tubimi Kurti ka thënë se ne Kosovës duam që t’ia shtojmë zhvillimin e t’ia heqim mjerimin.

Po ashtu ai i’u drejtua qytetarëve duke i thënë se: “Të dashur qytetarë, ne nuk do t’iu zhgënjejmë sepse ne nuk ju gënjejmë. Ne e flasim të vërtetën dhe angazhohemi për atë që është e drejtë”.

Ndër tjerash Albin Kurti para shtatores së Komandant Mujë Krasniqit ka thënë se: Duam që Kosovës t’ia shtojmë zhvillimin e t’ia heqim mjerimin. Kosovës t’ia shtojmë prodhimin e t’ia heqim papunësinë.

Duam që Kosovës t’ia shtojmë drejtësinë e t’ia heqim krimin. Andaj jeni bërë ju bashkë, andaj jemi bërë ne bashkë, dhe kështu krejt bashkë secili prej nesh ta votojmë numrin 127″.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në zgjedhjet e parakohshme më 14 shkurt garon me numrin #127.