Kryeziu në Suharekë: Kjo mbështetje është garanci se PDK do jetë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në vazhdën e aktiviteteve kanë mbajtur takimin e radhës me qytetarë.

Duke filluar nga ora 19:00, ky subjekt politik është pritur nga qytetarët e Suharekës në shkollën e mesme profesionale në Shirokë.

Në këtë tubim ka marrur pjesë edhe kandidati për deputet nga PDK – Suharekë, Florim Kryeziu.

Kryeziu i cili mban numrin 110 ka thënë se në këtë tubim madhështor, kishte një mbështetje të madhe.

Ai tha se kjo mbështetje është garanci se PDK-ja do të jetë partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryeziu ka falënderuar qytetarët për këtë përkrahje masovike.

Postimi i plotë në Facebook:

Tubim madhështor i Partisë Demokratike të Kosovës në Therandë.

Kjo mbështetje është garanci se PDK do të jetë partia fituese e zgjedhjeve të 14 Shkurtit.

Faleminderit për këtë përkrahje masovike.

RAPORTO