Kryeziu: Me planin e Rimëkëmbjes do të rriten grantet dhe subvencionet për të gjithë bujqit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, Florim Kryeziu i cili mbanë numrin 101 në listë, mbrëmë (e enjte) është takuar me banorët e Rahovecit. Kryeziu i shoqëruar nga kandidati për postin e kryeministrit nga PDK’ja, Enver Hoxhaj dhe bashkpunëtor të tjerë nga kjo parti në mbrëmjen e së enjtës janë […]
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, Florim Kryeziu i cili mbanë numrin 101 në listë, mbrëmë (e enjte) është takuar me banorët e Rahovecit.
Kryeziu i shoqëruar nga kandidati për postin e kryeministrit nga PDK’ja, Enver Hoxhaj dhe bashkpunëtor të tjerë nga kjo parti në mbrëmjen e së enjtës janë takuar me banorët e Rahovecit, ku kanë prezentuar programin e tyre.
Kryeziu ka thënë se me planin e Rimëkombjes do të rriten grantet investive dhe subvencionet për të gjithë bujqit e Kosovës, raporton SuharekaOnline.
Tutje ai ka thënë se PDK’ja është dhëshmuar si parti e cila ka sjellë zhvillimin ekonomik dhe investimeve në bujqësi.
Njoftimi i plotë:
Nga Rahoveci zotim për Bujqit e Kosovës, vreshtarët, verëtarët dhe çdo prodhues vendor.
Me planin e Rimëkëmbjes do të rriten edhe grantet investive dhe subvencionet për të gjithë bujqit e Kosovës.
PDK-ja është dëshmuar si parti që mund të sjellë zhvillim ekonomik, investime në bujqësi, rritje të pagave dhe dinjitet për Kosovën.