Kryeziu: Do të jem zëri i punëtorëve të sektorit privat në Kuvendin e Kosovës

03.02.2021

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Florim Kryeziu thotë se sektori privat është shtylla e zhvillimit të shtetit dhe koncepti i zhvillimit ekonomik. Florim Kryeziu i cili kandidon për të dytën herë për deputet në kuvendin e Kosovës thotë se sektori privat tash e disa vite përballet me padrejtësi, tutje ai shton se […]

Kryeziu: Do të jem zëri i punëtorëve të sektorit privat në Kuvendin e Kosovës Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Florim Kryeziu thotë se sektori privat është shtylla e zhvillimit të shtetit dhe koncepti i zhvillimit ekonomik.

Florim Kryeziu i cili kandidon për të dytën herë për deputet në kuvendin e Kosovës thotë se sektori privat tash e disa vite përballet me padrejtësi, tutje ai shton se i njeh mirë problemet e ndërmarrësve.

“Si deputet i ardhshëm nismat e mia do të jenë konkrete në këto drejtime: Do të jap kontribut që të ketë sigurime shëndetësore sa më parë;

Do të kërkoj respektim të orarit të punës, sipas Ligjit të Punës, përmes shtimit të numrit të inspektorëve të punës;

Do të kërkojë që koha gjatë rrugës për në vendpunishte dhe kthimi pas të paguhet si punë shtesë;

Paga të dinjitetshme dhe konkurruese me sektorin publik; Paga minimale do të jetë 300 euro;

Pushimi vjetor të paguhet nga punëdhënësi;

Festat zyrtare të Republikës së Kosovës të respektohen edhe nga sektori privat dhe të paguhen sikurse sektori publik gjatë pushimit”

Ai premton shumë për punëtorët e sektorit privat, duke thënë se do të jetë zëri i tyre në seanca plenare. Ndërkohë, shton se do të jetë edhe adresë e rinisë, duke ndërmarrë nisma ligjore në në mbështetje të tyre.

Veç tjerash, Kryeziu i cili mban numrin 101 në listën e PDK-së, premton se do i përkrah fuqishëm sportistët, klubet sportive dhe talentet e rinj dhe të reja