KQZ: Deri në ora 11:00, 7.19% e qytetarëve të Suharekës kanë dalur në votime

14.02.2021

Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë që deri në ora 19:00 t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre në legjislaturën e VIII të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar hapjen e të gjitha qendrave të votimit […]

KQZ: Deri në ora 11:00, 7.19% e qytetarëve të Suharekës kanë dalur në votime Foto: Ilustrim

Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë që deri në ora 19:00 t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre në legjislaturën e VIII të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar hapjen e të gjitha qendrave të votimit në territorin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu KQZ-ja ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 në tërë vendin në votime kanë dalur 8% e qytetarëve me të drejtë vote.

Ndërsa në Komunën e Suharekës sipas të dhënave të KQZ-së bëhet e ditur se deri në ora 11:00 në votime kanë dalur 7.19% e qytetarëve me të drejtë vote, shkruan SuharekaOnline.

Duke krahasur me vitin 2019 deri në këtë periudhë kohore, kanë votuar 4 mijë e 668 qytetarë me të drejtë vote, e që i bie se 1 mijë e 350 më pak se në zgjedhjet e kaluara.