Kaq vende ka marrë iniciativa e Vjosa Osmanit në listën e Vetëvendosjes

16.01.2021

Sot në orën 18:00 është përmbyllur afati në KQZ për aplikimin e partive për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje pak para orës 18:00 ka dorëzuar listën me emrat e 110 kandidatëve të saj për aplikim në KQZ. Kryesuesja e listës së iniciativës qytetare, me sloganin ‘GUXO’, Vjosa Osmani, ka arritur të garantojë […]

Kaq vende ka marrë iniciativa e Vjosa Osmanit në listën e Vetëvendosjes Foto: Ilustrim

Sot në orën 18:00 është përmbyllur afati në KQZ për aplikimin e partive për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje pak para orës 18:00 ka dorëzuar listën me emrat e 110 kandidatëve të saj për aplikim në KQZ.

Kryesuesja e listës së iniciativës qytetare, me sloganin ‘GUXO’, Vjosa Osmani, ka arritur të garantojë 14 numra për kandidim për deputetë në listën e përbashkët me subjektin politik, Lëvizjen Vetëvendosjen të cilën e ka quajtur “Lista e Referendumit.”

Në mesin e garuesve për deputetë nga ana e kësaj iniciative Donika Gërvalla me numrin 8, Haxhi Avdyli me numrin 16, si dhe Faton Pecin me numër 24.

Lista e plotë e iniciativës qytetare të Osmanit:

2. Vjosa Osmani-Sadriu
8. Donika Gervalla-Schwarz
16 Haxhi Avdyli
24 Faton Peci
33 Doarsa Kica-Xhelili
40. Burim Karameta
48 Jeta Statovci
56 Rrustem Leti
64 Nasuf Bejta
72 Ekrem Mustafa
80 Gresa Bytyqi-Kelmendi
88 Blerim Gashani
96 Leonora Sfarqa
104 Nita Bakallindi 

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur afatin e aplikimit të subjekteve politike dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetët që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021.