Kandidatët për deputetë, Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme

10.01.2021

Lëvizja VETËVENDOSJE sipas statutit të saj ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare të kësaj partie. Tutje thuhet se në secilën Qendër të VV’së janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion […]

Kandidatët për deputetë, Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme Foto: Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Lëvizja VETËVENDOSJE sipas statutit të saj ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare të kësaj partie.

Tutje thuhet se në secilën Qendër të VV’së janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.

“Demokracia e brendshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të organizimit tonë. Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurt 2021.

Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve nga publikimi i këtij njoftimi. Në secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.

Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!” thuhet në njoftimin e LVV-së.