Haxhiu e VV’së: PZAP po tallet me mërgimtarët

03.02.2021

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se KQZ-ja dhe PZAP-i kanë kaluar çdo kufi me votat e mërgatës. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërkohë që shton se PZAP-i po tallet duke thënë që ankesat pranohen vetëm […]

Haxhiu e VV’së: PZAP po tallet me mërgimtarët

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se KQZ-ja dhe PZAP-i kanë kaluar çdo kufi me votat e mërgatës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërkohë që shton se PZAP-i po tallet duke thënë që ankesat pranohen vetëm me postë dhe jo me email.

“KQZ dhe PZAP kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e mërgatës.

Mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërsa PZAP tallet dhe kërkon që ankesat pranohet vetëm me postë dhe jo me email!

Kjo tallje, kjo padrejtësi e ky absurd duhet të marrë fund.

Gjyqtarët e kanë për obligim të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe jo t’i shërbejnë atyre që do të ndëshkohen me votën qytetare me 14 Shkurt”, ka shkruar Haxhiu.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se votuesit nga jashtë se ankesat e tyre nuk mund t’i parashtrojnë në mënyrë elektronike.

Etiketat