Grejkoci njëzëri në mbështetje për Ramë Vatajn

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dega Suharekë, Ramë Vataj njëherit edhe kandidati për deputet, po merr mbështetjen e madhe të qytetarëve gjatë takimeve të shumta që ai po mban me qytetarë në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Vataj i cili mban numrin #25 në listën e kandidatëve për deputet nga PDK, është duke vazhduar aktivitetet fuqishëm për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në vazhdën e aktiviteteve, Vataj ka vizituar banorët e fshatit Grejkoc, ku edhe ka marrur mbështetje të fuqishme për kandidaturën e tij për deputet.
“Banorët e Grejkocit dje i’u bashkuan Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në luftën për lirinë tonë”, ka shkruar Ramë Vataj në facebook.
Po ashtu Vataj ka theksuar se bashkë e njëzëri po i bashkohen për ti dhënë besim listës së PDK-së për rimëkëmbje, me Kryeministër Enver Hoxhaj.

