Florim Kryeziu viziton QKMF-në e Suharekës, i falënderon për kontributin e dhënë në vazhdimësi

08.02.2021

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Florim Kryeziu ka vazhduar me aktivitetet dhe takimet elektorale. Kryeziu i cili mban numrin 101 në listën e kandidatëve për deputetë, sot së bashku me kandidatët tjerë për deputet nga ky subjekt politik kanë vizituar QKMF-në në Suharekë. Ai ka falënderuar stafin e QKMF-së për kontributin e dhënë […]

Florim Kryeziu viziton QKMF-në e Suharekës, i falënderon për kontributin e dhënë në vazhdimësi Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Florim Kryeziu ka vazhduar me aktivitetet dhe takimet elektorale.

Kryeziu i cili mban numrin 101 në listën e kandidatëve për deputetë, sot së bashku me kandidatët tjerë për deputet nga ky subjekt politik kanë vizituar QKMF-në në Suharekë.

Ai ka falënderuar stafin e QKMF-së për kontributin e dhënë në vazhdimësi e në veçanti nga marsi i vitit 2020, ku mjekët dhe infermierët janë duke qëndruar në ballë të lufës kundër COVID-19.

Po ashtu Kryeziu ka theksuar se me qeverisjen e PDK-së, shëndetësia dhe kthimi i normalitetit do të jenë prioritet i yni.