Florim Kryeziu: Programi i Rimëkëmbjes së PDK-së po merr gjithnjë e më shumë mbështetje nga qytetarët

30.01.2021

Kandidati për deputet në Kuvendin e ri të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Florim Kryeziu po merr mbështetjen e madhe të qytetarëve gjatë takimeve të shumta që ai po mban me qytetarë në prag të zgjedhjeve parlamentare të muajit shkurt. Ai ka thënë se Programi i Rimëkëmbjes së PDK-së po merr […]

Florim Kryeziu: Programi i Rimëkëmbjes së PDK-së po merr gjithnjë e më shumë mbështetje nga qytetarët Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet në Kuvendin e ri të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Florim Kryeziu po merr mbështetjen e madhe të qytetarëve gjatë takimeve të shumta që ai po mban me qytetarë në prag të zgjedhjeve parlamentare të muajit shkurt.

Ai ka thënë se Programi i Rimëkëmbjes së PDK-së po merr gjithnjë e më shumë mbështetje në të gjitha takimet që po zhvillon me qytetarët.

“Maqiteva e Besim Ndrecës dhe Sopia e Shaban Mazrekut të organizuara si kurrë më parë.

Takime të fuqishme me struktura e përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës, në mbështetje të programit të rimëkëmbjes dhe kandidatit për kryeministër Prof. Dr. Enver Hoxhaj.

Florim Kryeziu në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka numrin 101.