Florim Kryeziu në Shirokë: PDK ka programin më të mirë për zhvillimin e sektorit privat

25.01.2021

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dega Suharekë, Florim Kryeziu ka thënë se PDK ka programin më të mirë për zhvillimin e sektorit privat. Kryeziu i cili mban numrin #101 në listën e kandidatëve për deputet nga PDK, është duke vazhduar aktivitetet fuqishëm për fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit. […]

Florim Kryeziu në Shirokë: PDK ka programin më të mirë për zhvillimin e sektorit privat Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dega Suharekë, Florim Kryeziu ka thënë se PDK ka programin më të mirë për zhvillimin e sektorit privat.

Kryeziu i cili mban numrin #101 në listën e kandidatëve për deputet nga PDK, është duke vazhduar aktivitetet fuqishëm për fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në vazhdën e aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Kryeziu ka vizituar bizneset në Zonën Industriale në fshatin Shirokë të Suharekës.

Ai ka siguruar që PDK-ja është partia e vetme në vend, e cila mund të sigurojë zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

Postimi i plotë i kandidatit për deputet, Florim Kryeziu:

Partia Demokratike e Kosovës ka programin më të mirë për zhvillimin e sektorit privat. Përmes zhvillimit të sektorit privatë ne synojmë ta realizojmë rimëkëmbjen ekonomike. Sot vizituam disa nga bizneset e suksesshme në Zonen Industriale në Therandë. Zhvillimi ekonomik është i mundur vetëm me Partinë Demokratike të Therandës.

pdk

enverhoxhaj1

florimkryeziu101

rimëkëmbje