Florim Kryeziu në odën e Komandant Gurit në Grejçec: Mbështetje e jashtëzakonshme për PDK’në

29.01.2021

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dega Suharekë, Florim Kryeziu është duke vazhduar fuqishëm aktivitetet për fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në vazhdën e aktiviteteve, Kryeziu gjatë natës së djeshme ka qëndruar në odën e Komandant Gurit (Jetullah Qarrit) në Grejçec. Kryeziu dhe struktura e PDK-së u mirëpritën nga familjarët, bashkëfshatarët […]

Florim Kryeziu në odën e Komandant Gurit në Grejçec: Mbështetje e jashtëzakonshme për PDK’në Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dega Suharekë, Florim Kryeziu është duke vazhduar fuqishëm aktivitetet për fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në vazhdën e aktiviteteve, Kryeziu gjatë natës së djeshme ka qëndruar në odën e Komandant Gurit (Jetullah Qarrit) në Grejçec.

Kryeziu dhe struktura e PDK-së u mirëpritën nga familjarët, bashkëfshatarët dhe bashkëluftëtarët e Komandant Gurit.

Kryeziu i cili mban numrin #101 në listën e kandidatëve për deputet nga PDK, ka thënë se proceset të mëdha për historinë e Republikës së Kosovës kanë filluar në këtë fshat.

Po ashtu ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka gjetur strehim në Grejçec e fshatrat për rreth dhe e ka luftuar Serbinë.

Kryeziu shtoi se takime si ky me këtë masovitet na dëshmojnë se sondazhi i vertetë është kjo mbështetje e jashtëzakonshme për Partinë Demokratike të Kosovës, si partia e parë në vend.