Enver Hoxhaj ‘porosi’ për Fatmir Limajn: Nisma do të shuhet

29.01.2021

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e kreut të Nismës, Fatmir Limaj, i cili në një tubim në Malishevë ka thënë se kur ai “po luftonte për çlirimin e Kosovës, Hoxhaj deklaronte se do të kërkojë azil politik në Beograd nëse UÇK-ja fitonte luftën”. Hoxhaj në emisionin Rubikon ka […]

Enver Hoxhaj ‘porosi’ për Fatmir Limajn: Nisma do të shuhet Foto: Ilustrim

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e kreut të Nismës, Fatmir Limaj, i cili në një tubim në Malishevë ka thënë se kur ai “po luftonte për çlirimin e Kosovës, Hoxhaj deklaronte se do të kërkojë azil politik në Beograd nëse UÇK-ja fitonte luftën”.

Hoxhaj në emisionin Rubikon ka thënë se Nisma do të shuhet në Malishevë dhe në gjithë Kosovën.

“Fjalitë që m’i tha Fatmiri do të duhej të m’i thoshte para 15 vjetëve sa kemi qenë bashkë në parti. Kush e ka guximin t’i thotë. Kemi qenë të afërt dhe kolegë. S’do të duhej t’i përdorte as si gënjeshtra për një grusht vota. E ka gabim. Në këto zgjedhje nuk do të merrem me Fatmirin, por ajo që e tha ai është një gënjeshtër e ulët që s’i bën nder”.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është e vetmja parti që inkorporon vlerat e UÇK-së.

Ai gjithashtu tregoi se një koalicion me Nismën s’ka qenë i mundur meqë nuk e ka marrë mbështetjen nga kryesia e PDK-së.

“Jemi takuar me Limajn dhe s’ka pasë vullnet në PDK që të shkojmë në koalicion parazgjedhor me të, sepse duam të shkojmë me identitetin tonë. Kërkesa e tij për koalicion ka të bëjë me përpjekjen e tij për mbijetesë për faktin se s’do ta mund ta kalojë pragun”.