Drejtori i OHT-së reagon për tubimet e partive politike në sallat e dasmave
Drejtori ekzektuiv i Odës së Hotelirisë dhe Turizminit në Kosovë, Visar Demolli iu ka reaguar pronarëve të sallave të dasmave të cilët po i lejojnë partitë politike që të mbajnë tubime elektorale në sallat e tyre. Demolli ka thënë se vlera e gjobave gjatë kohës së pandemisë në Kosovë është mbi 3 milionë e që […]
Drejtori ekzektuiv i Odës së Hotelirisë dhe Turizminit në Kosovë, Visar Demolli iu ka reaguar pronarëve të sallave të dasmave të cilët po i lejojnë partitë politike që të mbajnë tubime elektorale në sallat e tyre.
Demolli ka thënë se vlera e gjobave gjatë kohës së pandemisë në Kosovë është mbi 3 milionë e që sipas tij këto dënime nuk do të ndalën, sepse çdo ditë po shqiptohen për shumë qytetarë e biznese të vendit.
‘Të nderuar pronarë të sallave të dasmave, vlera e gjobave të shqiptuara për qytetarët e Kosovës gjatë kohës së pandemisë, është mbi 3 milionë euro, e këto dënime nuk e kanë ndërmend t’i ndalin, sepse çdo ditë jemi duke i parë duke shqiptuar dënime ndaj bizneseve dhe ndaj qytetarëve, me ç’rast nuk dyshojmë se edhe juve ju kanë prekur këto dënime” ka thënë Demolli, përcjellë SuharekaOnline.
Tutje ai ka thënë se të gjithë qytetarët e vendit duhet të jenë të barabartë por në këto ditë disa qytetarë janë më të priviligjuar e këta janë njerëz të partive poltike.
”Ne si shoqëri e dijmë që qytetarët janë të ‘’barabartë’’ para ligjit dhe para dënimeve. Por, siç po shihet kohët e fundit janë disa qytetarë më të barabartë dhe më të privilegjuar se të tjerët: e këta janë njerëzit e partive politike (pa përjashtim) të cilët që nga koha e fushatës e deri tani nuk e kanë ndërmend t’i ndalin tubimet e tyre elektorale” ka shtuar ai.
Reagimi i plotë:
REAGIM NDAJ PRONARËVE TË SALLAVE TË DASMAVE QË PO I LEJOJNË TË MBAHEN TUBIMET ELEKTORALE NË SALLAT E TYRE!!
Visar DEMOLLI,
Drejtor ekzekutiv i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës.
”Të nderuar pronarë të sallave të dasmave, vlera e gjobave të shqiptuara për qytetarët e Kosovës gjatë kohës së pandemisë, është mbi 3 milionë euro, e këto dënime nuk e kanë ndërmend t’i ndalin, sepse çdo ditë jemi duke i parë duke shqiptuar dënime ndaj bizneseve dhe ndaj qytetarëve, me ç’rast nuk dyshojmë se edhe juve ju kanë prekur këto dënime.
Ne si shoqëri e dijmë që qytetarët janë të ‘’barabartë’’ para ligjit dhe para dënimeve. Por, siç po shihet kohët e fundit janë disa qytetarë më të barabartë dhe më të privilegjuar se të tjerët: e këta janë njerëzit e partive politike (pa përjashtim) të cilët që nga koha e fushatës e deri tani nuk e kanë ndërmend t’i ndalin tubimet e tyre elektorale.
Kush po i dënon ata? A ka rregulla për ta apo jo?
Me vet faktin që po bëhet fjalë për interesat e tyre partiake nuk ekzistojnë masa e as PANDEMI për ta!
Nëse këta politikanë janë qytetarë si të tjerët, atëherë pse rregullat e pandemisë nuk vlejnë njëjtë për të gjithë?
E veçanërisht për ministrin ZEMAJ, i cili vazhdimisht ka kërkuar mbyllje, dhe ka vënë masa e kufizime për biznese, e veçanërisht për juve SALLAT E DASMAVE që nuk keni funksionuar fare!
Ju zotëri Armend Zemaj, Fotografia vlen sa njëmijë fjalë, dhe këto fotografi kanë një domethënie shumë të madhe, sepse pikërisht JU ishit ai që i mbylli të gjitha restorantet, JU u’a ndaluat shumë e shumë njerëzve punën!!
A e meritojmë të paktën një sqarim nga ana juaj??
Pronarë të sallave të dasmave, ju kuptojmë që financiarisht nuk qëndroni mirë, dhe bashkëndjejmë me ju në këtë aspekt., por nuk po e kuptojmë si mund t’i lejoni që në sallat e juaja të mbajnë aktivitetet e tyre, dhe të përfitojnë për vete KËTA shkaku i të cilëve nuk keni punuar qe sa e sa muaj!!!
Është për t’u ardhur keq që jemi në këtë gjendje sepse çdo ditë po shohim që këta politikanë nuk kanë fare përgjegjësi për JU, për qytetarët dhe qdo ditë po e rrezikonjnë shëndetin tonë duke i mbledhur në tubime atë numër të madh njerëzish për përfitime vetanake!!”