Demokracia në Veprim me 600 vëzhgues në zgjedhjet e 14 shkurtit

23.01.2021

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka bërë të ditur se për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 14 shkurt do të ketë të angazhuar 600 vëzhgues. Sipas kësaj OJQ-së, me këta vëzhgues do të mbulohet 1/4 e vendvotimeve në nivel vendi. Gjatë shpalosjes së planit të DnV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, kryetari i këtij […]

Demokracia në Veprim me 600 vëzhgues në zgjedhjet e 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka bërë të ditur se për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 14 shkurt do të ketë të angazhuar 600 vëzhgues.

Sipas kësaj OJQ-së, me këta vëzhgues do të mbulohet 1/4 e vendvotimeve në nivel vendi.

Gjatë shpalosjes së planit të DnV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, kryetari i këtij OJQ-së, Ismet Kryeziu u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë masat anti-Covid.

Po ashtu Kryeziu ka kërkuar nga partitë politike që të mos mbajnë takime në shkolla, pasi që kjo po e rrezikon infektimin e nxënësve nga Covid-19.

“Subjektet politike kanë filluar të shpalosin programet dhe duke marrë parasysh rrethanat e pandemisë inkurajojmë ato që platformat e tyre politike ti shfrytëzojnë mjetet digjitale për të bërë prezantimin e mos të rrezikojmë të mbajnë takime në oda e ambiente shkollore.

Të ndalohet e drejta e partive për të prezantuar projektet në shkolla sepse mund të behën burim i infeksioneve për fëmijët tanë.

Përfaqësimi gjinor është diçka që në kemi kërkuar që të ngritët përfaqësimi i tyre mbi 30 përqind si në Shqipëri apo vende tjera të ndryshme. Nuk e kemi parë këtë akoma te partitë tona” ka përfunduar Kryeziu.