Arrin në 19 mijë numri i vëzhguesve për zgjedhjet e 14 shkurtit
Është mbajtur mbledhja e radhës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku gjatë kësaj mbledhje u bë e ditur se kanë arritur 3 mijë fletëvotime nga diaspora. Po ashtu përgjatë kësaj mbledhje KQZ-ja ka akredituar edhe disa vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt. Është bërë e ditur se […]
Është mbajtur mbledhja e radhës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku gjatë kësaj mbledhje u bë e ditur se kanë arritur 3 mijë fletëvotime nga diaspora.
Po ashtu përgjatë kësaj mbledhje KQZ-ja ka akredituar edhe disa vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt.
Është bërë e ditur se disa nga vëzhguesit janë nga disa media, subjekte politike, organizata jo qeveritare dhe ambasada e të tjerë.
Yll Buleshkaj nga Zyra për Certifikimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike, ka bërë të ditur se deri më tani numri i vëzhguesve deri tani ka arritur në 19 mijë.
Po ashtu ai ka thënë se janë duke shikuar edhe rekomandimet për të akredituar edhe disa vëzhgues.