Zyba viziton artistët, premton përkushtim që këta të kenë mbështetje komunale

11.10.2021

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, Salih Zyba gjatë ditës së sotme në fshatin Krushicë e poshtme, ka vizituar artistin Fatos Kabashi. Veprat artistike të Fatosit tashmë janë […]

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, Salih Zyba gjatë ditës së sotme në fshatin Krushicë e poshtme, ka vizituar artistin Fatos Kabashi.

Veprat artistike të Fatosit tashmë janë të njohura në të gjithë Kosovën.

Zyba ka thënë se ndaj personave që kanë kësi prirje do të përkushtohemi që të kenë mbështetje komunale, sepse jemi te vetëdijshëm që sporti e kultura janë përfaqësuesit më të mirë të një vendi.