Zyba në Nëpërbisht, prezanton programin që ofron barazi, zhvillim e transparencë
- 10.10.2021
- 0 komente
Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Salih Zyba ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.
Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Salih Zyba ka takuar banorët e fahatit Nëpërbisht.
Para banorëve të fshatit Nëpërbisht, Zyba së bashku me kandidatin për asamble, Granit Hotin, prezantuan programin e tyre qeverisës për Therandën, i cili ofron barazi, zhvillim e transparencë.
KOMENTE0
Leave a Reply