Zyba dhe kryeparlamentari Konjufca vizitojnë bizneset e Suharekës

29.09.2021

Kësaj here këtyre aktiviteteve të ditës së djeshme, Zybës dhe ekipit të tij iu bashkua edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Zyba së bashku me Konjufcën, vizituan Avdullah Krasniqin i cili tash e një kohë po merret me prodhimin e produkteve organike në sektorin e bujqësisë dhe bletarisë. Pas kësaj vizite, Salih Zyba […]

Zyba dhe kryeparlamentari Konjufca vizitojnë bizneset e Suharekës Foto: Salih Zyba dhe Glauk Konjufca / Facebook

Kësaj here këtyre aktiviteteve të ditës së djeshme, Zybës dhe ekipit të tij iu bashkua edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Zyba së bashku me Konjufcën, vizituan Avdullah Krasniqin i cili tash e një kohë po merret me prodhimin e produkteve organike në sektorin e bujqësisë dhe bletarisë.

Pas kësaj vizite, Salih Zyba e Glauk Konjufca qëndruan për kafe në Suharekë, për të vazhduar me aktivitetin e radhës ku vizituan fabrikën e mobileve “Mamaj” në fshatin Samadraxhë, cila është shumë e suksesshme në këtë veprimtari.