Zgjedhjet lokale, kryeparlamentari Konjufca: Shpresoj që procesi të përmbyllet me sukses

17.10.2021

“Sot është ditë e rëndësishme e demokracisë, sepse qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në Republikën tonë”. Tutje ai tha se procesi zgjedhor ka shkuar mirë, duke uruar që ky proces të përmbyllet me sukses. “Do t’i zgjedhin kryetarët e komunave dhe do ta përcaktojnë edhe përmbajtjen […]

Zgjedhjet lokale, kryeparlamentari Konjufca: Shpresoj që procesi të përmbyllet me sukses Foto: Ilustrim

“Sot është ditë e rëndësishme e demokracisë, sepse qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në Republikën tonë”.

Tutje ai tha se procesi zgjedhor ka shkuar mirë, duke uruar që ky proces të përmbyllet me sukses.

“Do t’i zgjedhin kryetarët e komunave dhe do ta përcaktojnë edhe përmbajtjen e të gjitha komunave.

Deri tash gjithçka ka shkuar mirë dhe sipas KQZ-së dhe informatave tjera duke uruar që procesi të shkoj mirë dhe të përfundoj me rregull”.