Zgjedhjet e 17 tetorit, akreditohen rreth 25 mijë vëzhgues

  • 14.10.2021
Zgjedhjet e 17 tetorit, akreditohen rreth 25 mijë vëzhgues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhje përgjatë kësaj kohe për t’u përgatitur sa më mirë për këto zgjedhje, ku tashmë e ka përmbyllur edhe procesin e akreditimit të vëzhguesve dhe mediave.

Sipas Valmir Elezit, zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 25 mijë vëzhgues, ku prej tyre përfaqësojnë subjektet politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje lokale të 17 tetorit, organizatat joqeveritare, organizata ndërkombëtare, ambasada, institucion vendor dhe media.


“Numri më i madh i vëzhguesve të akredituar, 23 mijë e 46, është nga subjektet politike garuese (parti politike 21,737; koalicion 387; iniciativa qytetare 883; dhe kandidatë të pavarur 39 vëzhgues).

Ndërsa, numri i vëzhguesve të organizatave jo-qeveritare vendore është 768 dhe 70 të tjerë nga Avokati i Popullit”, tha ai për Klankosova.tv.

Po ashtu, zgjedhjet lokale do të vëzhgohen edhe nga një numër i konsiderueshëm vëzhguesish ndërkombëtar, vëzhgues këta të akredituar nga KQZ-ja.

Numri i vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare është 177, ndërsa 39 të tjerë u takojnë ambasadave apo konsullatave në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, KQZ-ja ka bërë edhe akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare, të cilat do të raportojnë për këtë proces zgjedhor.

520 përfaqësues të mediave vendore dhe rreth 30 të tjerë që përfaqësojnë media rajonale dhe ndërkombëtare.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë