Zekolli viziton fshatin Leshan, premton rregullimin e shtratit të lumit, rrugëve lokale, mbështetje për bujqit…

23.09.2021

Zekolli derisa vizituan nëndegën e Leshanit dhe banorët e fshatit, bashkëbiseduan lidhur me prioritetet dhe nevojat për këtë lokacion. Me propozimin e z.Kryeziu, si dhe bazuar në nevojat e fshatit Leshan në mandatin e tij qeverisës, Zekolli është zotuar se do të realizojnë disa prioritete. Prioritetet që kandidati për kryetar të Suharekës nga PDK, Murtez […]

Zekolli viziton fshatin Leshan, premton rregullimin e shtratit të lumit, rrugëve lokale, mbështetje për bujqit… Foto: Murtez Zekolli / Facebook

Zekolli derisa vizituan nëndegën e Leshanit dhe banorët e fshatit, bashkëbiseduan lidhur me prioritetet dhe nevojat për këtë lokacion.

Me propozimin e z.Kryeziu, si dhe bazuar në nevojat e fshatit Leshan në mandatin e tij qeverisës, Zekolli është zotuar se do të realizojnë disa prioritete.

Prioritetet që kandidati për kryetar të Suharekës nga PDK, Murtez Zekolli ka premtuar se do të realizojnë janë: Rregullimi i shtratit të lumit dhe rregullimi estetik i lumit të fshatit (me gurë dhe ndriçim); Rregullimi i rrugëve lokale; Rregullimi i kanalizimit; Rregullimi i trotuarit në Leshan të vogël dhe në rrugën Topliqan-Leshan (i lënë në gjysëm nga qeverisja aktuale); Rregullimi i parkut të lodrave për fëmijë- (në Leshan të vogël); Rregullim dhe zgjerim të rrugeve fushore; Mbështetje për bujqit/fermerët (sipas kërkesave të fermerëve).