Tre kandidatë për Kryetar Komune dhe 157 për Kuvende Komunale probleme me ligjin

  • 25.08.2021
Tre kandidatë për Kryetar Komune dhe 157 për Kuvende Komunale probleme me ligjin

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për Klankosova.tv, se kjo zyrë, ka njoftuar me kohë subjektet politike lidhur me përgjigjet që kanë pranuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe për mundësinë e ndërrimit të kandidatëve të cilët figurojnë në listën e këtij institucioni.

”Zyra ka njoftuar me kohë subjektet politike lidhur me përgjigjet që kemi pranuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe për mundësinë e ndërrimit të kandidatëve të cilët figurojnë në listën e këtij institucioni se kanë së paku një vendim të formës së prerë për vepër penale nga gjykata në tri vitet e fundit, që ia pamundëson certifikimin si kandidat”.

”Në fund do ta kemi të qartë se sa nga subjektet politike kanë shprehur vullnetin për të zëvendësuar kandidatët dhe nëse ndonjë nuk e ka shfrytëzuar këtë.


Duke filluar nga dita e nesërme, e enjte, KQZ-ja do të fillojë procesin e certifikimit të kandidatëve të subjekteve të ndryshme politike. Besojmë se brenda disa ditësh do të përmbyllet ky proces”.

Sipas tij nga 160 emra të cilët figurojnë në listën e KGjK-së, 3 prej tyre kanë kërkuar nga KQZ-ja të certifikohen si kandidatë në zgjedhjet për Kryetar Komune, ndërsa 157 të tjerë në zgjedhjet për Kuvende Komunale.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë