Tolaj: Situata epidemiologjike është nën kontroll, zgjedhjet mund të mbahen
Gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e partive politike do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar lidhur me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për shtyrje të procesit zgjedhor. Partitë opozitare kanë kundërshtuar këtë rekomandim duke thënë se zgjedhjet lokale duhet të mbahen me datën që janë […]
Gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e partive politike do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar lidhur me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për shtyrje të procesit zgjedhor.
Partitë opozitare kanë kundërshtuar këtë rekomandim duke thënë se zgjedhjet lokale duhet të mbahen me datën që janë përcaktuar nga presidentja Osmani, 17 tetor.
Infektologu Ilir Tolaj, ka theksuar se situata epidemiologjike me COVID-19 në vendin tonë është nën kontroll dhe se zgjedhjet lokale mund të mbahen, gjithmonë duke i respektuar masat e vendosura për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e këtij virusi.
“Nuk ka nevojë kurrsesi që të shtyhen zgjedhjet, nëse të gjitha partitë politike pajtohen që fushata të shkurtohet dhe të mbahet në mënyrë virtuale, pa tubime të mëdha. Nuk ka pse të shtyhen zgjedhjet, po flas si profesionist shëndetësor.”, deklaroi Tolaj në televizionin publik.
Ai kritikoi kreun e IKSHPK-së për dhënien e vlerësimeve të ndikuara politikisht, për shkak të interesave të tij personale.
“IKSHPK në fakt është institucioni që do të duhej ta kishte rolin vendimtar në menaxhimin e pandemisë, por ky institucion që nga fillimi i pandemisë deri tash ka qenë në shërbim të politikës.” , tha ai.